Postuar më: 25 Prill 2017

Konkursi i krijimit më të mirë të artit pamor

Më datë 25 prill 2017, ora 10:00 në ambientet e Shkollës “Turgut Ozal” në Tiranë, u organizua Konkursi i krijimit më të mirë të artit pamor me sloganin “Duke krijuar zbukurojmë jetët tona. Bëhu dhe ti Artist” me pjesëmarrjen e 100 nxënësve të kësaj shkolle.

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale – 26 prill, janë zhvilluar konkurse me shkollat 9-vjeçare dhe kanë vijuar leksionet e hapur për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to në Fakultetet e Universitetit të Tiranës por dhe me Universitetet jo-publike. Ka qenë një muaj i ngjeshur dhe me mjaft aktivitete promovuese dhe ka rezultuar të ketë patur ndikim pozitiv tek nxënësit dhe studentët, përcjellja e këtyre njohurive për të drejtën e autorit.

Aktiviteti zhvillohet me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Këto konkurse u zhvilluan dhe në shkollat e tjera 9- vjeçare si Ahmet Gashi dhe Sabahudin Gabrani.

Këto aktivitete vijnë në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale çdo 26 prill me qëllim nxitjen e krijimtarisë dhe të inovacionit të brezat dhe gjeneratat e reja.

Edukimi dhe informimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve ne një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara. 
Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i shoqërisë në tërësi si dhe arsimimi në këto çështje, janë ndër shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2010-2015. 
Sa më i madh të jetë informimi i konsumatorit për rëndësinë dhe rolin e të drejtave të PI-së, aq më i ulët do të jetë niveli i piraterisë dhe shkeljeve të tjera në vend.

Për mbarëvajtjen dhe organizimin sa më mirë të këtij konkursi si dhe ndarjen e çmimeve në mënyrë të drejtë dhe të paanshme do të ngrihet një juri e përbërë nga:

një (1) përfaqësues i Drejtorisë së Artit (Ministria e Kulturës) me profesion piktor, një (1) përfaqësues i Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, një (1) përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe një (1) përfaqësues i shkollës respektive sipas ditëve që do të përcaktohen për organizimin e këtij konkursi si dhe një (1) përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Pas fazës finale të përzgjedhjes së vizatimit më të mirë u ndanë çmime simbolike për vendet e para fituese si dhe u dhane dhe certifikata për nxënësit pjesëmarrës.

Në kuadër të bashkëpunimit që Ministria e Kulturës/Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to ndër vite (...) 22-05-2017