Postuar më: 15 Nentor 2018

Vizite pune e delegacionit nga Kosova në fushën e të drejtës së autorit

Vizite pune e delegacionit nga Kosova në fushën e të drejtës së autorit

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit, nënshkruar me datë 20.11.2017 në Korçë, në fushën e të drejtës së autorit, nga Ministrat e Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ky dokument, me qëllim forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta në fushën e të drejtës së autorit, sot, më datë 15 nëntor 2018, një delegacion nga Kosova vizituan Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e të Drejtës së Autorit dhe u pritën nga titullari i drejtorisë Z. Sofjan Jaupaj, i cili paraqiti një panoramë të plotë të gjithë sistemit të të drejtës së autorit në RSH dhe mënyra se si rregullohet në legjislacionin vendas.

Gjithashtu, dy përfaqësueset e zyrës homologe të Kosovës, Znj. Zjarrta Osmani dhe Znj. Donjeta Bytyçi, prezantuan situatën aktuale në Kosovë, sa i përket sistemit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura si dhe sfidat e tyre aktuale sidomos në fushën e administrimit kolektiv.

Kjo vizitë zyrtare vjen dhe në kuadër të rëndësisë dhe nevojës për të siguruar mbrojtje ligjore në të gjitha fushat e Pronësisë Intelektuale në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të tyre të mbrojtjes, por dhe vullnetin për të shkëmbyer informacion dhe eksperiencën përkatëse për promovimin e dy zyrave respektive në fushën e të drejtës së autorit,.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy zyrave homologe por dhe përfshirja në projekte të përbashkëta si dhe hartimi i një kalendari aktivitetesh për vitin 2019.